NË VEND TË IN-MEMORIAMIT

Njeri i idealit

Faiku web Njerëzit e mirë, njerëzit e dashur,njerëzit e çmuar,sa janë gjallë, bëjnë gjithcka dhe kanë shumë
kujdes ta çojnë jetën me nder e me faqe të bardhë. Por kujdes mbi çdo kujdes, dëshirë mbi çdo dëshirë, dhe ma të madhën lakmi e kanë – të vdesin me nder, të vdesin faqebardhë,
shkurt të vdesin krenarë.

Faik Riza jetoi dhe vdiq: edhe me nder, edhe faqebardhë, edhe krenar. Nuk ndodh gjithaq shpesh të jetë njeriu ashtu i dashur e i kërkuar, ashtu i çmuar e i nderuar, siq qe edhe mbeti gjithë jetën Faik Riza: edhe i dashur e i kërkuar, edhe i çmuar e i nderuar.

I lindur në një me familje me tradita të thella qytetare dhe përparimtare, arsimdashëse dhe intelektuale, po para se gjithash e mbi te gjitha, i rritur e i ngrohur s’ka si bën më mirë në atë e votër patriotizmi, i edukuar jo vetëm të bëje gjithcka, por deri edhe të japë jetën për liri, atdheun dhe popullin e vet.

Faik Riza nisi shumë herët ta shkruaj biografinë e tij, te cilën do ta dëshironte shumë kush prej nesh. Një biografi e cila me plotë meritë dhe dinjitet do të mund ta mbante titullin: ” Njeri i idealit”. Një biografi mbi gjysmë shekullore, e mbushur me vuajtje, me ndekje, me survejimi te pandërprera policore gjithë jetën, deri dhe më të lemeritshmin burg golliotokian. Por një biografi, po ashtu, plot përpjekje, një luftë vetëmohuese e nisur me pushkë e në mal qysh si femijë 14 vjeç. Një biografi për mburrje, për t’u krenuar më te jo vetëm ai dhe familja e tij. Një biografi për lakmi që pati ideal: atdheun e të parëve, lirinë e popullit dhe bashkimin kombëtar.

Faik Riza sot nuk është fatkeq e i palumtur pse vdiq, s’ka gjë më të natyrshme se vdekja. Faik Riza sot është fatkeq e i palumtur dhe sigurisht e konsideron të dyfishtë vdekjen, sepse ideali i tij mbeti-I parealizuar.

Patriot me ndjeshmëri të hollë, një patriot i flakët që u dogj ditë për ditë ngapak, gjithmonë në shërbim të cështjes kombëtare, disident në shpirt, i zhgenjur shumë herët dhe i dëshpruar tërë jetën, Faik Riza ishte dhe mbeti shembull i njeriut të mirë, shembull i njeriut të angazhuar pa, t’i quaj “angazhime”. Shembull i njeriut të çmuar e të respektuar. Shembull i njeriut të dashur.

Ta ndiesh vehen me “damkë”pse e do atdheun tend, pse e do popullin tënd të jetë i lirë dhe i bashkuar, ta mbash këtë “damkë” gjithë jetën – nuk ishte gjë që përballohej lehtë. Nuk ishte e lehtë. Faiku ia doli. E përballoi. Madje-madje, do të thosha e përballoi burrërisht. Edhe krenar, bile , sepse e dinte që pjesa më e madhe e njerëzve e donin, kishin admirim për te.Pikërisht pse ishte i atillë, Faiku nuk u thye kurrë.Qëndroi Qëndroi,ca si më vështirë,për vite me rradhë, fizikisht. Qëndroi shpirtërisht. Dhe mbi të gjitha qëndroi – moralisht.
Të të shprehin fjalë miradie për gjithqka ke bërë me gjallje tënde, të të kujtojnë dhe të ë mos harrojnë, të të përgëzojnë edhe për së gjalli, jo gjithmonë ndodhë dhe nuk është gjë që na shquan aq fort, të paktën neve, që jo rrallë harrojmë edhe të vdekurit.

Faiku e meritoi këte. Sepse qe gjithmonë dhe mbeti : fjalëmbël, i afërt, i përvujtë, i ngrohtë, i nderuar. Pos që qe dhe mbeti deri në këtë cast, e unë them për jetë të jetëve, shtylla dhe mburrja e familjes patriotike e intelektuale Binishi. Me një fillore gjakovare e me një normale prishtinase, me studime të nisura në mjekësi e të mbaruara në agronomi, gjithmonë në sy e në shënjestër të atyre që doningjithsesi t’ia shuanin idealin dhe, mundësisht edhe jetën, me punë si pedagog, edukator e nëpunës tash në Stacionin e Duhanit, tash në Qendrën për brojtjen e bimëve, tash në Shkollën e Amvisërisë, në Gjakovë, pastaj në Gjimnazin Real në Prishtinë, prej nga e përjashtuan dhe e larguan nga arsimi përgjithmonë si “armik”, e deri te Drejtorati i Kooperativave të Kosovës, Oda Ekonomike e Kosovës dhe përfundimisht, Banka e Kosovës,
Faik Rizës nuk iu lejua dhe Faik Riza nuk u bë kurrë as professor universiteti, as doctor shkencash, as anëtar akademie. Faik Rizës, ndryshe nga populli, pushteti nuk i dha kurrë poste, tituj, çmime, mirënjohje e dekorata.
Ramiz Kelmendi